Fury stërvitje me Lucas Browne, rikthimi gjithnjë e më afër
March 7, 2018
0 comments
Share

Fury stërvitje me Lucas Browne, rikthimi gjithnjë e më afër

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda Tyson Fury i është rikthyer sot palestrës dhe është stërvcitur së bashku me një tjetër kampionë të peshave të rënda si australiani Luca Browne. Ky i fundit është duke u përgatitur për duelin e 24 marsit ndaj Dillian Whyte, sfidë që do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës. Por Browne dhe Fury gjetën kohën që sot të ndajnë ringun mes tyre, duke u stërvitur së bashku në palestrën e Ricky Hatton, duke konfirmuar se ia kishin kaluar mjaft mirë së bashku.

Fury: Se shpejti vij me nje surprize te madhe

Pas stërvitjes, Fury ka folur për fansat se ka marrë lajmë të rëndësishme në lidhje me rikthimin e tij, duke deklaruar se së shpejti do të mbretërojë sërish në kategorinë e peshave të rënda. “Kam mbi 2 vjet e gjysmë që jam jashtë ringut në një duel, por jam gati të dueloj që këtë fundjavë. Synimi im është që të rikthehem sërish në ring dhe të rimarr titujt që mi hoqën. Jam duke shkuar në peshën time ideale, kam një fizik të mirë”, tha Fury.

Më tej, boksieri britanik shtoi: “Kam disa lajme të mira që dua t’i ndaj me fansat e mi, me gjithë botën, por nuk mundem. Por së shpejti do t’ua them të gjitha. Pasi i dorëzova titujt ishin të shumtë ata që i morën ato, Joshua po duelon mirë dhe po mi mban titujt përkohësisht”, tha Fury, që synon të duelojë verën e këtij viti me patriotin e tij Anthony Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *