Fury “sms” Joshua për duel, menaxheri: Gjithçka mbyllet në 5 minuta bisedime
December 13, 2018
0 comments
Share

Fury “sms” Joshua për duel, menaxheri: Gjithçka mbyllet në 5 minuta bisedime

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Anthony Joshua, tha se ka marrë një mesazh nga Tyson Fury, që i kërkonte një duel me kampionin e botës në peshën e rëndë. Ai tha se është gati ta zhvillojë këtë ring mes dy boksierëve britanikë, madje do t’i mjaftonin 5 minuta punë.

Unë nuk e di situatën kontraktuale të Fury. Ai më ka çuar një mesazh, ku më kërkon të bisedojmë për një duel të mundshëm me Joshua. Mënyra më e shpejtë për ta realizuar dëshirën e tij është të më telefonojë dhe të bisedojmë. Gjithçka zgjidhet në 5 minuta”, tha Hearn.

Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, nuk arriti të rikthehet kampion bote në peshën e rëndë, pasi dueli ndaj Deontay Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC, u mbyll në barazim. Gjasat janë që dy boksierët të zhvillojnë pranverën e 2019-ës revanshin, por deklarata e Hearn ka befasuar të gjithë, duke hapur dyert për një derbi britanik.

Të dy boksierët e synojnë një duel me Joshua, gjithashtu i pamposhtur në ring (22 fitore e asnjë humbje), që mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO. Joshua do të duelojë më 13 prill në stadiumin “Wembley”, por ende nuk dihet se cili do të jetë rivali I tij.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *