Fury: S’kam nevojë për palestër, Joshua e mund edhe kaq i shëndoshë
November 10, 2017
0 comments
Share

Fury: S’kam nevojë për palestër, Joshua e mund edhe kaq i shëndoshë

Tyson Fury i është rikthyer sërish polemikave dhe debateve me Anthony Joshua, duke deklaruar se mund ta mposhtë kampionin e botës në peshat e rënda në çdo moment edhe pse është një “derr i shëndoshë”, shprehje e përdorur së fundi nga Joshua. Boksieri Fury, që ka pohuar pak ditë më parë se do të përballet me Joshua verën e ardhshme, nuk ngjitet në ring prej dy vitesh, ku mundi Wladimir Klitschko në nëntor të 2015-ës dhe mori titujt kampionë, që më pas i dorëzoi. 29-vjeçari është ende në pritje të një vendimi që do të marë antidopingu britanik, që pritet t’i japë licensën për boksim, e cila iu hoq pas skandalit doping (doli pozitiv me kokainë).

Joshua u shpreh se Fury është i shëndoshë dhe e ka ftuar të rikthehet një formë për të dueluar sërish. “Ky është një mesazh për boksierin e peshave të rënda, të madhin Anthony Joshua. T’i më fton të kthehem në formë? Të jem i ndershëm me ty, nuk kam nevojë të jem në formë, për t’u bërë një njeri si ty. Unë të godas në fytyrë dhe të mund edhe kaq i shëndoshë sa jam. Edhe pse jam “një derr i shëndoshë”. Nuk kam nevojë të bëhem elegant si ty, për të të hedhur në tapet”, ka thënë ish-kampioni I botës Tyson Fury. Ende nuk dihet nëse ky duel mes dy boksierëve britanikë do të zhvillohet, teksa në skenë janë edhe Deontay Wilder e Joseph Parker.

Boksieri Anthony Joshua

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *