Fury sërish në palestër: Jam një bumerang, gjithnjë rikthehem
September 19, 2017
0 comments
Share

Fury sërish në palestër: Jam një bumerang, gjithnjë rikthehem

Tyson Fury ka thumbuar sot sërish patriotin e tij Anthony Joshua, duke e konsideruar kampionin aktual të botës në peshat e rënda si një “kafshatë të lehtë për t’u kapërdirë në një duel në ring”. Fury ka deklaruar se është rikthyer në palestër dhe se dashuria për boksin ka çelur sërish edhe pse nuk zhvillon një duel që prej nëntorit 2015, kur mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Wladimir Klitschko. Boksieri britanik është ende në pritje të licensës për të boksuar, e cila iu hoq një vit më parë, pasi doli pozitiv dhe deklaroi se kishte kaluar në depresion. Dy herë revanshi mes tij dhe Klitschko u anullua e më pas Fury dorëzoi titujt kampionë bote që pat marrë në duelin ndaj ukrainasin.

Anthony Joshua dhe Tyson Fury

Njerëzit më quajnë bumerag, unë gjithnjë rikthehem”, tha Fury për mediat britanike. “Njerëzit duan ta shohin këtë duel mes meje dhe Joshua. Kjo është një përballje e lehtë për mua, për aftësitë që unë kam si boksier”, u shpreh më tej boksieri britanik, që pak kohë më parë pat deklaruar se do të tërhiqej nga sporti. Por duket se Fury, i pamposhtur në ring (25 fitore e asnjë humbje), ka ndërruar mendje dhe kërkon me çdo kusht një përballje me Joshua. Ky i fundit do të mbrojë titujt kampionë bote të peshës së rëndë më 28 tetor ndaj bullgarit kubrat Pulev. Gjithseis, Fury i është rikthyer stërvitjes në palestër pas një periudhe të gjatë, teksa ka shtuar shumë edhe në peshë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *