Fury: Rikthehem kampion si Muhammad Ali, Joshua e mund brenda 8 raundeve
November 1, 2017
0 comments
Share

Fury: Rikthehem kampion si Muhammad Ali, Joshua e mund brenda 8 raundeve

Tyson Fury kërkon t’i ngjajë legjendës së boksit Muhammad Ali, që u rikthye kampion bote pas disa vitesh jashtë ringut. Ali iu hoq titulli kampion bote në peshat e rënda dhe kaloi rreth 4 vite në ushtrinë amerikane, në Luftën e Vietnamit. Më pas, ai u rikthye protagonist dhe kampion bote, duke marrë sërish titullin, pasi mposhti George Foreman në sfidën legjendare “The Rumble in the Jungle”. Edhe boksieri britanik pret të rikthehet në ring pas gati dy vitesh pushim, për të rimarrë sërish titujt kampionë bote, që i dorëzoi pasi doli pozitiv, shtatorin e vitit të kaluar.

Boksieret britanike Joshua dhe Fury

Fury ka deklaruar se synon të rikthehet në ring vitin tjetër në një përballje me kampionin aktual të peshave të rënda Anthony Joshua, të cilit kërkon t’i rrëmbejë titujt, ashtu si bëri ndaj Wladimir Klitschko. “Kampioni i vjetër do të rikthehet protagonist, për të mundur një boksier që të gjithë mendojnë se do të më mposhtë me KO”, ka qenë komenti i Fury, që është 29 vjeç, po aq sa ishte edhe Ali kur u rikthye kampion bote. Boksieri britanik është ende i pamposhtur në karrierë, por nuk ngjitet në ring që prej nëntorit të 2015-ës, kur mposhti ukrainasin me vendim unanim të gjyqtarëve.

Më tej, Fury shtoi: “Nuk më tremb një njeri që ka më shumë muskuj se unë, pasi unë kam mentalitetin e fituesit, jam një njeri që asnjëherë nuk ka humbur një përballje. Një kampion i vërtetë rikthehet gjithnjë për të marrë kurorën. Kjo është epoka ime dhe ata që vijnë për të më sfiduar do t’i mposht të gjithë”, tha Fury, që parashikon një fitore ndaj Joshua brenda 8 raundesh. Gjithsesi, Fury është në pritje të rimarrë licensën për boksim, që iu hoq pasi doli pozitiv me kokainë. Pritet që së shpejti ai të dalë para këshillit të boksit britanik për të treguar se ka rikuperuar nga problemet që kishte.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *