Fury provokon sërish Wilder-in për barazimin
December 4, 2018
0 comments
Share

Fury provokon sërish Wilder-in për barazimin

Boksieri britanik Tyson Fury nuk e ka kapërdirë rezultatin e barazimit që gjyqtarët dhanë për duelin e peshës së rëndë mes tij dhe kampionit të botës Deontay Wilder, që falë këtij vendimi mbron titullin. Për të dy sportistët ky ishte barazimi i parë në karrierën e tyre, duke qëndruar të pamposhtur. Për Fury, ky vendim ishte si një dhuratë Krishtlindjesh për Wilder, pasi britaniku mendon se ai e meritonte fitoren dhe titullin kampion në kategorinë WBC.

E gjithë bota e di se kush është kampioni i vërtetë i botës. Wilder mori një dhuratë të jashtëzakonshme nga gjyqtarët, që i lanë titullin kampion bote, që nuk e meritonte edhe pse këtë gjë e panë të gjithë. Wilder duhet të falënderojë yllin e tij të fatit për këtë vendim, pasi ai gjerdan më përkiste mua”, u shpreh Tysonn Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, ndërsa Wilder regjistroi barazimin e parë pas 40 fitoresh e asnjë humbje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *