Fury pret përgjigje pozitive nga antidopingu, shënjestron Tony Bellew
December 12, 2017
0 comments
Share

Fury pret përgjigje pozitive nga antidopingu, shënjestron Tony Bellew

Tyson Fury pret që antidopingu britanik t’i japë një përgjigje pozitive, për t’i dhënë mundësi të rikthehet në ring vitin tjetër. Boksieri britanik nuk duelon që prej nëntorit 2015, kur mundi me vendim unanim Wladimir Klitschko, duke marrë edhe titujt kampionë bote në peshat e rënda. Ai dhe avokatët e tij kanë patur sot një takim me panelin e pavarur të antidopingut britanik, nga ku pret “OK” për të rimarrë licensën për boksim, që iu hoq pasi doli pozitiv me kokainë (shtatorin e 2016-ës) dhe akuzave për përdorim të substancave të ndaluara. Fury shpreson që në prill apo maj të 2018-ës të ngjitet në ring dhe është gati të presë për një përgjigje deri në fund të këtij viti, vetëm e vetëm që ajo të jetë pozitive.

Boksieri britanik Tony Bellew

Duke folur për “Sky Sports”, ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka deklaruar: “Shpresoj shumë që ata të marrin vendimin e duhur. Unë dëshiroj të rikthehem në ring. Në fund të prillit apo fillim të majit do të jem gati për të dueluar, në formë dhe i fortë. Plani i stërvitjes është gati, madje ka nisur”. Tyson Fury ka përmendur si rivalin e mundshëm patriotin e tij Tony Bellew edhe pse fillimisht kërkon që të bëjë nxehmjen me një boksier më të lehtë. “Unë nuk mund të përmend emra, pasi në të kundër rritet çmimi. Do të jetë një emër i njohur”, tha Fury, që pret në fund të 2018-ës një sfidë me Bellew pas batutave që kanë patur mes tyre ditët e fundit. “E pres dhe e mposht shumë kollaj. Jo vetëm atë por edhe Wilder e Joshua”, tha Fury.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *