Fury premton spektakël në ring ndaj Seferit
June 7, 2018
0 comments
Share

Fury premton spektakël në ring ndaj Seferit

Boksieri Tyson Fury (25 fitore e asnjë humbje në karrierë) u ka premtuar fansave të tij jo vetëm fitoren ndaj Sefer Seferit në duelin e 9 qershorit, por edhe se do t’u dhurojë atyre spektakël. Në Manchester, ish-kampioni i botës në peshat e rënda do të duelojë pas dy vitesh e gjysmë pushim, por kjo nuk do ta ndalë britanikun që të vijojë të mbetet i pamposhtur në ring. Për më tepër, që Seferi është 10 vjet më i madh në moshë, një rival që vjen nga pesha “cruiserweight” (23 fitore e 1 humbje për shqiptarin).

Mezi po pres që të dueloj në ring. Jam rikthyer pasi e di që unë e kam këtu vendin tim, në ring. Unë e di se kush jam, nga vij, ku kam qenë më parë dhe e di se cila do të jetë e ardhmja ime”, u shpreh Tyson Fury për fansat gjatë një stërvitje të hapur sot në Manchester. Më tej, ish-kampioni i botës shtoi: “Seferi nuk ka aspak idenë se kë ka përballë kur thotë se do të më mundë. As Wladimir nuk më qëlloi një herë në fytyrë, ndaj as Seferi nuk do ta ketë atë shans. Do të dhuroj spektakël në ring, do të argëtoheni”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *