“Fury nuk është gati, Wilder e mund kollaj për 3 raunde”
August 18, 2018
0 comments
Share

“Fury nuk është gati, Wilder e mund kollaj për 3 raunde”

Tyson Fury do ta humbasë me “KO” duelin ndaj Deontay Wilder brenda tri raundesh. I këtij mendimi është Tony Bellew, që beson se patrioti i tij nuk ka asnjë shans të mposhtë kampionin e botës së kategorisë WBC në peshën e rëndë. Fury do të duelojë më 18 gusht në “Winsdor Park” të Belfastit ndaj Francesco Pianeta dhe në fundin e këtij viti do të përballet me amerikanin Deontay Wilder. Për Bellew, ky rikthim nuk ka për të qenë i suksesshëm për Fury, ish-kampion bote në peshën  e eëndë, që nuk është ende gati për duele të tilla të mëdha.

Fury është një boksier i fortë, por është pak shpejt për të të duelojë për titull, pas gati 3 vitesh pa zhvilluar sfida të mëdha në ring. Fury nuk është ende gati për duele të tilla të mëdha, as fizikisht e as psikologjikisht, ndaj do ta humbasë sfidën ndaj Wilder”, u shpreh Tony Bellew. Më tej, britaniku shton: “Nuk besoj se Fury do ta fitojë atë sfidë, madje mendoj se Wilder do të fitojë lehtësisht, me “KO” brenda tri raundeve të para. Fury është një trupmadh e vulnerabël, por që nuk mund të përballojë gjithçka. Wilder është i shpejtë dhe shpërthyes”, tha Bellew.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *