Fury nënshkruan kontratën historike, ja sa do të arkëtojë për duelet e titullit
February 18, 2019
0 comments
Share

Fury nënshkruan kontratën historike, ja sa do të arkëtojë për duelet e titullit

Boksieri britanik Tyson Fury, përmes një konference për shtyp zhvilluar sot, ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë me televizionin amerikan ESPN, nga e cila do të arkëtojë 80 milionë stërlina (rreth 100 milionë euro). Në këtë marrëveshje janë të përfshira 5 duelet e radhës së boksierit Tyson Fury.

Marrëveshja përfshin edhe dy duele të mëdha, siç është revanshi me amerikanin Deontay Wilder (dueli i parë më 2 dhjetor u mbyll në barazim) dhe sfida me patriotin e tij Anthony Joshua. Të dy këta boksierë janë aktualisht kampionë bote në peshën e rëndë.

Posteri i Tyson Fury

Kjo kontratë e re mes nënkupton edhe transmetimin “live” përmes PPV (pay per view-paguaj për ta parë) të dueleve të Fury edhe në Britaninë e Madhe. Çka do të thotë më shumë të ardhura për boksierin e pamposhtur britanik (27 fitore e 1 barazim).

Për momentin ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zhvillohet revanshi mes Wilder dhe Fury, por gjasat janë që kjo sfidë të organizohet në Nju Jork, më 18 maj. Sfida është e vlefshme për titullin kampion të kategorisë WBC, që mbahet nga Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *