Fury në formë, ja me kë po stërvitet në prag të duelit me Wilder
October 16, 2018
0 comments
Share

Fury në formë, ja me kë po stërvitet në prag të duelit me Wilder

Nëse Deontay Wilder “zihet” me maskotët në emisionet televizive, boksieri britanik Tyson Fury e ka marrë seriozisht duelin për titull që do të zhvillojë më 1 dhjetor. Ish-kampioni i botës vazhdon të stërvitet në Kaliforni për duelin që do të zhvillojë ndaj Wilder më 1 dhjetor, në “Staples Center” të Los Anxhelosit. Fury ka postuar në rrjetet sociale disa foto duke u stërvitur në ring me dy boksierë të tjerë, Joe Joyce dhe Guido Vianello.

Fury po e zhvillon fazën përgatitore në malet e “Big Bear” (Ariut të Madh) në Kaliforni, ndërkohë që kanë mbetur edhe 6 javë deri në duelin ndaj kampionit amerikan të peshës së rëndë, në kategorinë WBC. Joyce, 33 vjeç, medalje argjendi në Olimpiadë është i pamposhtur në 6 duelet e zhvilluara si profesionist, ndërsa italiani Vianello ende nuk e ka bërë debutimin e tij në boksin profesionist.

Përmes fotove që ka postuar në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Fury duket në formë të mirë dhe se faza përgatitore që po kryen në Amerikë po shkon mirë. Duket se 30-vjeçari e ka marrë seriozisht këtë duel ndaj Wilder, ku kërkon të rikthehet kampion bote në peshën e rëndë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *