Fury ndryshon sërish mendje: Rikthehem, jam “pitbulli i sporteve luftarake”
September 13, 2017
0 comments
Share

Fury ndryshon sërish mendje: Rikthehem, jam “pitbulli i sporteve luftarake”

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, boksieri britanik Tyson Fury, ka deklaruar se ka ndërmend të rikthehet në ring edhe pse ende nuk ka rimarrë pas licensën për të boksuar, që i është hequr nga Shoqata Britanike e Boksit. Pasi u shpall kampion bote dy vite më parë, kur mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Wladimir Klitschko, britaniku anulloi dy herë revanshin me ukrainasin dhe më pas doli pozitiv, duke dorëzuar titujt. Gjithsesi, ai mbetet i pamposhtur në karrierën e tij, me 25 fitore dhe asnjë humbje (18 fitore me KO). “Unë mendoj ditë e natë për rikthimin tim në ring dhe besoj se jam ende i aftë të mposht rivalët në një duel boksi”, ka thënë Tyson Fury.

Më tej, boksieri britanik tha: “Unë nuk kam frikë të rikthehem në ring, siç mendojnë apo thonë disa boksierë të tredhur. Kjo është e sigurt dhe ua kam vërtetuar të gjithëve. Unë jam ai që ju e quani “pitbulli i sporteve luftarake”, ndaj njerëzit duan më të shohin sërish në ring. Mendoj se të gjithë deklaratat e tjera për mua janë blofe”, ka thënë Tyson Fury. “Kur të marr sërish licensën për të boksuar do të heq këto kile të tepërta që kam dhe ju premtoj, ashtu siç thotë Shwarzenegger në filmat e tij se “do të rikthehem”, u shpreh Tyson Fury, pa dhënë një datë se kur mund të veshë sërish dorezat dhe të rikthehet në ring.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *