Fury mposht Pianeta me vendim unanim, gati për duelin ndaj Wilder
August 19, 2018
0 comments
Share

Fury mposht Pianeta me vendim unanim, gati për duelin ndaj Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury ka mundur me vendim unanim të gjyqtarëve italianin Francesco Pianeta, duel i vlefshëm për peshat e rënda dhe i zhvilluar në Belfast të Irlandës. Një duel me 10 raunde dominuar nga ish-kampioni i  botës, që synon të rikthehet në majën e këtij sporti. Fury i fitoi të dhjeta raundet, duke qenë më superior se rivali italian dhe tashmë për të një sfidë më e madhe është përpara, ajo me Deontay Wilder, kampion aktual të botës në kategorinë WBC.

Ndonëse pritej një përballje më e bukur dhe ku Fury të dominonte e fitonte me kollaj, nuk ndodhi kështu, pasi Pianeta bëri një rezistencë të mirë deri në fund. Ndërsa Fury tregoi se nuk është ende në formën e dikurshme, atë të tri viteve më parëm, kur mposhte Wladimir Klitschko dhe shpallej kampion bote. Gjithsesi, falë shtatlartësisë dhe krahut më të gjatë, Fury e kontrolloi duelin dhe arriti ta mbajë larg rivalin italian, që asnjëherë nuk e vuri në vështirësi.

Nga dueli mes Fury dhe Pianeta

Britaniku lëviste më mirë në ring se rivali i tij dhe ishte më i saktë në gjuajtje, duke e merituar fitoren edhe pse turma nuk e duartrokiti pas duelit, por e fërshëlleu, pasi priste një fitore ndryshe. Për Tyson Fury ky është suksesi i 27-të në ring në karrierën e tij si profesionist, ku nuk ka asnjë humbje dhe tashmë përgatitet për duelet më të mëdha të karrierës së tij. Në Belfast për të parë duelin ishte edhe Deontay Wilder, ë pas duelit u ngjit në ring dhe konfirmoi duelin mes tij dhe Fury.

Fury dhe Wilder ne ring

Nuk munguan edhe polemikat në ring, madje edhe një shtyrje kur boksierët shkuan “face to face”, cka e bën sfidën mes tyre tepër spektakolare. “Pasi t’ia marr titullin kampion, ju premtoj fansave të mi në Belfast, se do të vij ta mbroj këtu, para jush“, tha Fury, që për një moment ngriti në krahë një gjerdan fallco të kategorisë WBC, titull që e mban Wilder.

Ndërsa Wilder tha: “Bëhu gati, pasi do të të tregoj se si ndihesh si humbës. Më vjen keq për njerëzit këtu, pasi Fury nuk ka për të sjellë asnjë gjerdan këtu, para jush, pasi ai do të humbasë duelin me mua”. Gjithsesi, në fund të dy boksierët u takuan miqësisht mes tyre.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *