Fury mesazh për Deontay Wilder: Po vij vetëm për ty
September 4, 2018
0 comments
Share

Fury mesazh për Deontay Wilder: Po vij vetëm për ty

Boksieri britanik Tyson Fury nuk shqetësohet aspak nga thashetheme e mediave, që flasin për një anullim të sfidës mes tij dhe amerikanit Deontay Wilder apo se ai nuk ka licensë për të boksuar në Nju Jork e Las vegas. Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, është fokusuar te sfida me kampion aktual të botë Wilder (mban titullin e kategorisë WBC), të cilit synon t’ia rrëmbejë kurorën dhe ta sjellë në Britani.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Fury është shprehur se do të shkojë në Amerikë për Wilder. “Po vij për ty Wilder. Do të ta rrjep zemrën dhe do ta ha në një pjatë”, ka shkruar Fury, 26 fitore dhe asnjë humbje në ring si profesionist, duke nisur kështu betejën mediatike me rivalin amerikan. Për sa i përket sfidës mes dy boksierëve, edhe pse nuk ka ende një datë të saktë, ajo pritet që të zhvillohet më datën 10 nëntor.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *