Fury mesazh Joshua: Nuk dueloj kurrë me ty po nuk plotësove këtë kusht
January 4, 2019
0 comments
Share

Fury mesazh Joshua: Nuk dueloj kurrë me ty po nuk plotësove këtë kusht

Boksieri britanik Tyson Fury do të duelojë patriotit të tij ndaj Anthony Joshua vetëm në rast se fitimet e këtij dueli do të ndahen në mënyrë të barabartë, 50-50. Ka qenë kjo deklarata që ka dhënë sot Ben Davison, trajneri i Tyson Fury, që më 2 dhjetor barazoi në duelin ndaj Deontay Wilder, sfidë e vlefshme për titullin kampion të peshës së rëndë, kategoria WBC.

 

Palët janë drejt marrëveshjes për të zhvilluar revanshin në gjysmën e parë të 2019-ës, duke anashkaluar një sfidë derbi britanik me Joshua, kampionin tjetër të botës së këtij Divizioni. “Problemi është më së shumti i tyre, që i kanë kthyer këto duele në biznes dhe jo në sport. Gjithcka varet nga qëllimi që ata kanë dhe se cfarë na ofrojnë ne”, tha Davison.

Nëse qëllimi i tyre është që të bëjnë sa më shumë para, atëherë duhet të negociojnë me ne, për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Nëse do të ndeshen dy boksierë kampionë e të pamposhtur, ata duhet të pranojnë një ndarje të barabartë, 50-50. Kjo është shifra jonë për të dueluar ndaj Joshua. Por ka gjasa që ne të mos e shohim kurrë këtë duel”, tha Davison.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *