Fury më i njohur dhe i dashur në Amerikë se Wilder dhe Joshua
June 25, 2019
0 comments
Share

Fury më i njohur dhe i dashur në Amerikë se Wilder dhe Joshua

Frank Warren, promotori i njohur i boksit, mendoj se Tyson Fury është më i famshëm në Amerikë se Deontay Wilder dhe Anthony Joshua. Debutimi i suksesshëm në Las Vegas, ku mundi me “KO teknik” në raundin e dytë Tom Schwarz si dhe barazimi ndaj Wilder në dhjetor të vitit të kaluar kanë shtuar famën e britanikut.

Fury është po aq i famshëm në Amerikë sa Rocky Balboa. Vetë Sylvester Stallone e falënderoi Fury pas duelit të fundit. Brenda pak javësh, falë karakterit të tij, ai ka arritur të bëhet një nga personazhet më të njohur në Amerikë. Ai është kthyer në një treg tërheqës për amerikanët”, u shpreh Frank Warren.

Fury pritet të duelojë sërish këtë vjeshtë dhe më pas, në muajt e parë të 2020-ës, pritet të zhvillojë revanshin me Deontay Wilder. “Kjo do të jetë një sfidë shumë e madhe dhe ne po investojmë në një përballje të dytë mes dy boksierëve të pamposhtur. Publiku amerikan e ka pranuar dhe e do Fury, duke qenë më i dashur se vetë Wilder”, tha Warren

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *