Fury: Marrëveshja gati, së shpejti mësoni datën e rikthimit dhe rivalin
March 15, 2018
0 comments
Share

Fury: Marrëveshja gati, së shpejti mësoni datën e rikthimit dhe rivalin

Ish-kampioni i botës në opeshat e rënda në boks, britaniku Tyson Fury, 24 fitore dhe asnjë humbje në karrierë (18 fitore me KO) ka deklaruar sot në rrjetet sociale se është shumë pranë publikimit të lajmit për rikthimin e tij në ring. 29-vjeçari britanik ka deklaruar se shumë shpejt do të bëjë publik datën e rikthimit në ring dhe emrin e rivalit me të cilin do të përballet pas më shumë se dy vitesh pushim. Fury nuk zhvillon një duel që prej nëntorit të vitit 2015, kur mundi Wladimir Klitschko dhe i mori titujt kampionë bote në peshat e rënda, tituj që i humbi pasi doli pozitiv me kokainë.

Miq, jamë shumë i lumtur në lidhje me lajmin e ri. Lajmin e rikthimit tim në ring. Së shpejti do të mësoni datën e duelit të radhës  dhe do të mësoni edhe emrin e rivalit”, tha Tyson Fury, një nga boksierët më të “çmendur” të historisë së këtij sporti, që gjithnjë arrin të suprizojë me komentet e tij. Fury ka kërkuar prej kohësh një përballje me Anthony Joshua, patriotin e tij dhe kampionin aktual të peshave të rënda, por ky i fundit do të duelojë më 31 mars ndaj Joseph Parker. Gjithsesi, rikthimi i Fury në ring mbetet një lajm i madh për sportin e boksit, pasi ai ende nuk ka humbur asnjë ndeshje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *