Fury “lamtumirë” sportit!
October 5, 2017
0 comments
Share

Fury “lamtumirë” sportit!

Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar sot përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Tëitter” se ka hequr dorë nga aplikimi për të rimarrë licensën e boksit. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda është ende i pezulluar nga aktiviteti për sa kohë që antidopingu britanik nuk ka mbyllur hetimet dhe nuk ka dhënë një mendim në lidhje me pozitivitetin e sportistit, që do të ndikojë të marrja apo jo e licensës. UKAD ka thënë se seanca dëgjimore do të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur, për të qartësuar edhe të ardhmen e boksierit Tyson Fury.

Por Fury ka vendosur t’i vërë kapak një herë e mirë situatës, duke deklaruar: “Pasi jam menduar gjatë në lidhje me rikthimim tim në ring, vendosa të mos aplikoj më për licensën e boksit pranë BBOC (British Boxing Board of Control)”, ka thënë Fury. Duket se boksieri është mërzitur nga pritja e gjatë, teksa ka kaluar një vit që kur ai doli pozitiv dhe hoqi dorë nga titujt kampionë bote në peshat e rënda, që pat fituar në nëntor të 2015-ës ndaj Wladimir Klitschko. Por pasi shtyu dy herë revanshin me ukrainasin, Fury doli pozitiv dhe iu hoq licensa për boksim, duke dorëzuar edhe titujt kampionë bote. Ai pat deklaruar disa herë se do të rikthehet në ring, teksa synon një përballje me patriotin e tij Anthony Joshua.

Boksieri britanik Tyson Fury me titujt kampione bote ne peshat e renda

BBOC (British Boxing Board of Control) ka thënë shpesh në lidhje me këtë çështje se nuk do të marrë asnjë vendim pa dëgjuar më parë fjalën që do të thotë antidopingu britanik, ku një panel i pavarur do të vendosë fatin e boksierit Tyson Fury. Që pasi mundi Klitschko, boksieri britanik nuk është ngjitur më në ring, ndërkohë që tani është ndjeshëm mbipeshë. Tërheqja nga marrja e licensës për boksim ka shijen e një “lamtumire” nga sporti për boksierin Tyson Fury, i pamposhtur në ring (25 fitore, 18 nga të cilat me KO).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *