Fury konfirmon datën e revanshit dhe bën premtimin e çuditshëm
February 11, 2019
0 comments
Share

Fury konfirmon datën e revanshit dhe bën premtimin e çuditshëm

Boksieri britanik Tyson Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, ka deklaruar se do të paraqitet në ring për revanshin ndaj Deontay Wilder në një formë krejt tjetër. Sfida e parë mes dy boksierëve zhvilluar më 2 dhjetor u mbyll në barazim dhe palët do të konfirmojnë ditët në vijim revanshin. Wilder, 40 fitore e 1 barazim, mbrojti titullin kampion të peshës së rëndë në kategorinë WBC.

 

Fury, në një deklaratë për mediat tha: “Më 18 maj do të përballemi dhe këtë herë nuk do të ketë më surpriza. Do të fitoj unë. Më pas, do të shkoj për 2 muaj rresht në PUB dhe do të dehem. Jua premtoj këtë, do të argëtohemi të gjithë së bashku, të shfryj dufin”, u shpreh Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë.

Duke folur për rivalin e tij, ai tha: “Wilder ka arritur limitet e tij. mund të jetë edhe 40 apo 50% më mirë se në përballjen e parë, por jo më shumë. Ai e di këtë gjë. Unë isha i shëndoshë dhe e fitova atë duel, por gjyqtarët vendosën për barazim. Do të shihni shumë surpriza tek unë në duelin tjetër”, u shpreh Tyson Fury.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *