Fury: Jam gati të përballem me Bellew nëse ai dëshiron
May 30, 2018
0 comments
Share

Fury: Jam gati të përballem me Bellew nëse ai dëshiron

Në prag të duelit të 9 qershorit ndaj shqiptarit Sefer Seferi, ish-kampioni i botës Tyson Fury ka deklaruar se pas sfidës që do të zhvillojë në Manchester ka gati emrin e sfidantit të radhës. Ai është Tony Bellew, që disa herë e ka ftuar Fury në duel. Ky i fundit e ka pranuar sfidën, duke thënë se ndaj kujtdo që do të duelojë do të fitojë.

E pashë intervistën e Tony. E pranoj sfidën e tij, pasi ai do të dalë humbës në fund të sfidës. Më beso miku im, nuk do ta dëgjosh këmbanën e fundit. Një boksier i shkëlqyer nga Mançesteri përballë një boksieri të keq nga Liverpuli. Do të të godas keqazi në fytyrë”, u shpreh Tyson Fury, 25 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *