“Fury is back”, zyrtarizohet rivali i ardhshëm dhe data e rikthimit në ring
March 25, 2019
0 comments
Share

“Fury is back”, zyrtarizohet rivali i ardhshëm dhe data e rikthimit në ring

Tashmë është zyrtare. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson Fury, do të duelojë më 15 qershor ndaj gjermanit Tom Schwarz, sfidë që do të zhvillohet në Las Vegas. Kjo do të jetë hera e parë për Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, që duelon në Teksas, ndërkohë që edhe rivali i tij gjerman është i pamposhtur në ring (24 fitore e asnjë humbje).

Schwarz një emër disi surprizë edhe pse është kampion i gjermanisë, por pak i njohur për fansat. Ndaj Fury konsiderohet si favorit për këtë duel, i pari për të që kur nënshkroi një marrëveshje me ESPN, sipas së cilës do të zhvillojë në Amerikë 4 sfidat e tij të radhës.

Fury është kritikuar për këtë zgjedhje, pasi sipas fansave nuk i garanton aspak suksesin mediatik që ai kërkonte, duke zbarkuar në Amerikë. Schwarz mban vendin e dytë në kategorinë WBO, por asnjëherë nuk ka dueluar në Amerikë. Boksieri britanik duhej të kishte zhvilluar në maj revanshin me Deontay Wilder, por marrëveshja u prish edhe pse fillimisht boksierët ranë dakord.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *