Fury flet për telefonatat që ia bën Joshuas
September 13, 2019
0 comments
Share

Fury flet për telefonatat që ia bën Joshuas

Tyson Fury ka konfirmuar se i telefonon kohë pas kohe Anthony Joshuas, porse ka treguar se ai nuk është i vetme që merr telefonatat të tilla. AJ kishte thënë një intervistë se ‘Gypsy King’ i telefonon me raste për t’i thënë se do ta nokautojë.

“I telefonoj nga njëherë dhe i them: ‘Çfarë po ndodh AJ, si je qull?’. Pastaj flasim diçka tjetër dhe i them se do ta nokautoj. Ai më thotë: ‘Unë do të të nokautoj’”.

Joshua tregon se Fury i telefonon shpesh dhe i thotë se do ta nokautojë

“Ndërsa unë i them: ‘Pas paraqitjes së fundit qull, duhet të përmirësohesh shumë për të më nokautuar’. Ai pastaj qesh”, ka treguar Fury për BT Sport.

Boksieri 30 vjeçar ka thënë më tej se ai u bën telefonata të ngjashme edhe boksierit tjetër, Dillian Whyte, si edhe futbollistit Wayne Rooney.

“Imagjinoni sikur i keni të gjithë këta kampioni të kategorisë së peshave të rënda dhe të gjithë njerëzit në telefonin tuaj. I pi disa birra, çfarë do të bësh më pas? Jemi thjesht njerëz. Thjesht duhet të bëj pakëz shaka”.

“I telefonoj Dillian Whyte, i telefonoj Wayne Rooneyt, i telefonoj Anthony Joshuas, u telefonoj të gjithëve”, ka thënë më tej Tyson.

Ndryshe, këtë fundjavë, Fury do të zhvillojë meçin e radhës, atë kundër suedezit të pamposhtur Otto Walllin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *