Fury: E kam firmosur kontratën me Wilder
August 30, 2018
0 comments
Share

Fury: E kam firmosur kontratën me Wilder

Ata më dërguan kontratën, unë e firmosa dhe ua ktheva mbrapsht. Tashmë marrëveshja është e mbyllur dhe në nëntor do të dueloj ndaj Deontay Wilder për titullin kampion bote”, u shpreh për të përditshmen britanike “Daily Mail” boksieri Tyson Fury, që kërkon t’u vërë kapak zërave se dueli mes tij dhe boksierit amerikan nuk do të zhvillohet. Fury, 26 fitore dhe asnjë humbje si profesionist, ish-kampion bote në peshën e rëndë, kërkon të rimarrë titujt e humbur dhe këtë gjë kërkon ta bëjë duke nisur nga sfida me Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC.

I pamposhtur është edhe Wilder (40 fitore e asnjë humbje), që nga kjo sfidë me Fury jo vetëm do të mbrojë titullin kampion, por edhe pritet të fitojë 20 milionë dollarë, një shumë më e madhe se 15 milionë që i ofroi Joshua për të dueluar në Londër. Përflitet se Wilder e Fury do të fitojnë nga 20 milionë secili, duke i ndarë në 50-50 fitimet e sfidës. Dy boksierët u ngjitën së bashku në ring me 18 gusht, në Belfast, pas duelit që britaniku bëri dhe fitoi ndaj Francesco Pianeta. Ata konfirmuan se do të përballen në Las Vegas në nëntor, por data ende nuk është e saktë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *