Fury: Do t’i shtyp të gjithë boksierët e peshës së rëndë
May 30, 2018
0 comments
Share

Fury: Do t’i shtyp të gjithë boksierët e peshës së rëndë

Boksieri britanik Tyson Fury është shprehur sot se mezi e pret rikthimin e tij në ring, më 9 qershor, në Manchester, ku do të duelojë sërish pas më shumë se 2 vitesh e gjysmë. Përballë ish-kampionit të botës do të jetë shqiptari Sefer Seferi, një test relativisht i lehtë për britanikun, që ka të tjera plane për të ardhmen. Fury, 25 fitore dhë asnjë humbje si profesionist, ka deklaruar sot se nuk do të shohë në fytyrë asnjë rival që do të ketë përpara, por se do t’i shtypë me këmbë të gjithë boksierët e peshave të rënda, për të rimarrë titujt kampionë bote.

Nuk më zë gjumi natën kur mendoj se njerëz të tjerë, si Joshua dhe Wilder, ëndërrojnë se janë boksierë më të mirë se mua. Mezi pres që t’i kem përballë dhe t’i shtyp të gjithë. Djema, po rikthehem për ju”, tha Fury për mediat. “Ju keni menduar se unë jam një boksier i mbaruar, por ju garantoj se jam më i vendosur se kurrë më parë. Do t’ju shkatërroj të gjithëve. Jo vetëm në peshën e rëndë por edhe në peshën “light heavyweight” apo “cruiserweight”. Do të shkatërroj dhe shtyp këdo që më del përpara”, deklaroi më tej Tyson Fury.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *