Fury: Do të pushtoj Amerikën, Las Vegasi do të dashurohet me mua
August 23, 2018
0 comments
Share

Fury: Do të pushtoj Amerikën, Las Vegasi do të dashurohet me mua

Boksieri britanik Tyson Fury nuk humbet kohë dhe mendon që tani për duelin që do të zhvillojë ndaj kampionit të botës, amerikanit Deontay Wilder, sfidë e vlefshme për titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë. Sfida do të zhvillohet në Las Vegas, me shumë gjasa në nëntor të këtij viti, vetëm 3 muaj pas duelit të 18 gushtit, ku Fury mundi me vendim unanim të gjyqtarëve italianin Francesco Pianeta. Pak ditë pas kësaj sfide, boksieri britanik, ish-kampion bote në këtë Divizion, por që i dorëzoi titujt pas skandalit doping, shprehet se do të rikthehet kampion bote.

Për mua nuk ka asnjë problem të dueloj në Amerikë, do të jetë njësoj si Kristofor Kolombi që e zbuloi. Edhe unë do të jem një britanik që do të pushtoj Amerikën dhe do të marr titullin e kategorisë WBC. Jam i sigurt se në Las Vegas do të vallëzojmë të gjithë në fund, ai qytet do të dashurohet me mua”, tha Fury. Boksieri britanik u shpreh se sfidën e fundit me Pianeta mund të fitonte me lehtësi me “KO” që në raundin e parë, por donte që t’i zhvillonte të gjitha raundet, për t’u përgatitur sa më mirë për duelin ndaj Wilder, një sfidë që pritet të shkojë deri në raundin e 12-të.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *