Fury: Deklarata e Wilder më motivoi për t’u rikthyer në ring
April 27, 2018
0 comments
Share

Fury: Deklarata e Wilder më motivoi për t’u rikthyer në ring

yson Fury, ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka rrëfyer sot se vendimin për t’u rikthyer në ring në momentin që Deontay Wilder deklaroi se “karriera e britanikut ishte e përfunduar”. Kjo deklaratë duket se ka nervozuar Fury, që pas dy vitesh e gjysmë pushim ka vendosur të rikthehet në ring dhe më 9 qershor do të duelojë sërish në Manchester (ende nuk dihet emri i rivalit). Gjatë kohës që nuk duelon, Fury ka humbur titujt kampionë bote në peshat e rënda që fitoi ndaj Wladimir Klitschko në nëntor të 2015-ës (titujt e tij i ka marrë Anthony Joshua, ndërsa Wilder ka konsoliduar mbretërinë e tij në kategorinë WBC).

Realisht, ishte Deontay Wilder që me deklaratat e tij më nxorri nga shpella ku kisha përfunduar, duke më rikthyer ambicjet për t’u ngjitur sërish në ring. Ai tha se nuk do të dueloja më, se Tyson Fury ishte i përfunduar si boksier. Asokohe po ecja përgjatë një lumi me qenin tim tha i thashë vetes “jam një derr i madh, por mund të rikthehem një njeri që kërcej”. Ndaj vendosa të rikthehem dhe kam si objektiv që atë njeri ta mposht në ring. Ato gjëra që ka thënë për mua nuk janë aspak të hijshme. Do të zhvilloj nja dy ndeshje përgatitore dhe më pas do të jem gati për këta djem (Joshua e Wilder)”, u shpreh Tyson Fury, i pamposhtur në ring.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *