Fury bën presion: Jam 1 milion përqind i sigurt, titulli kthehet në Angli!
November 28, 2018
0 comments
Share

Fury bën presion: Jam 1 milion përqind i sigurt, titulli kthehet në Angli!

Boksieri britanik Tyson Fury, në një intervistë për “Sky Sports”, ka deklaruar se është në formë të jashtëzakonshme në prag të duelit për titullin kampion bote të peshës së rëndë që do të zhvillojë më 1 dhjetor ndaj Deontay Wilder, në “Staples Center” të Los Anxhelosit. Fury, ish-kampion bote në këtë Divizion deri dy vite më parë, beson se puna që ka bërë deri më tani do të japë rezultatin e shumëpritur prej tij në ring.

Do ta fitoj këtë duel, jam 1 milionë përqind i sigurtë për këtë. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time për këtë gjë. Për mua nuk ka rëndësi se çfarë do të ketë në ring me vete më 1 dhjetor rivali im, pasi unë do ta mposht atë dhe do ta rikthej në Angli titullin kampion bote të kategorisë WBC. Në ring do të shihni Tyson Fury më të mirë që keni parë ndonjëherë’, u shpreh Tyson Fury.

Më tej, boksieri britanik, 27 fitore e asnjë humbje si profesionist, shtoi: “Kam nevojë të jem në formën më të mirë për të dueluar në këto nivele dhe për të mundur një kampion bote si Wilder. Por unë jam i bindur se kam punuar mjaftueshëm fort dhe kam bërë gjithçka shkëlqyeshëm gjatë kësaj periudhe. Të shtunën në mbrëmje do të jap më të mirën time. Jam i relaksuar dhe nuk ndihem aspak nervoz. Për mua është thjesht një duel tjetër në karrierë, një tjetër sfidë boksi”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *