Fury akuzon Wilder e Joshua
December 17, 2018
0 comments
Share

Fury akuzon Wilder e Joshua

Pas deklaratës së Anthony Joshua, se më 13 prill do të përballet me Deontay Wilder, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë, ka reaguar sot Tyson Fury, ish-kampion në këtë Divizion. Fury shpreson që të zhvillojë revanshin ndaj Wilder, pas barazimit në përballjen e parë mes tyre, duke përdorur tone të ashpra karshi rivalëve.

Kanë frikë dhe më evitojnë. Wilder e kuptoi në sfidën e parë që nuk ka asnjë shans të më mposhtë edhe pse më hodhi dy herë KO, pasi unë jam i pamposhtur. Atë sfidë duhej ta kisha fituar unë, por gjyqtarët ishin të njëanshëm, ndaj dhe ai ka frikë të duelojë sërish me mua edhe pse kishim rënë dakord për revanshin”, tha Fury.

Ndërsa në lidhje më Joshua, për një derbi mes dy boksierëve britanikë, Fury u shpreh: “Ka qenë dhe mbetet një frikacak, një njeri që nuk pranon të duelojë më të mirin. Unë e pres në çdo moment, por i bën bisht përballjes me mua edhe pse të gjithë britanikët e duan këtë sfidë. Unë jam gati të përballem me këdo, edhe me frikacakët”, u shpreh Tyson Fury.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *