Fortesa la modelizmin për sport, pretendon olimpiadën
April 23, 2019
0 comments
Share

Fortesa la modelizmin për sport, pretendon olimpiadën

Në Kosove kemi një numër të garuesve elit që pretendojnë majat e suksesit në rrafshin ndërkombëtar. Një synim të tillë e ka edhe karateistja më e mirë në Kosovë, Fortesa Orana, e cila garon në disiplinën +68 kg. Simpatikja nga Gjilani që garon për ekipin e Ipponit nga Pristina dhe është pjesë e kombëtares së Kosovës, punon me zell të shtuar në drejtimin e trajneres Shqipe Zogiani, me qëllim që të jetë e gatshme për secilën betejë!  Karateistja me shikim të mprehtë sikur të një japonezes është në formë të jashtëzakonshme dhe me padurim i pret sfidat e radhës.

Asaj i mbetet pikë në zemër që nuk e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që u mbajt para pak jave në Spanjë! Ishte shumë afër medaljes, pak i mungoi fati sportiv pak iu bë e padrejtë dhe nuk e realizoi synimin e saj, megjithatë kjo nuk e ka dekoncentruar por e ka motivuar edhe më shumë që të punon e të përgatitet deri në pikën e fundit për sfidat e mëdha,  ku luftohet për pikë olimpike, trabsmeton Bota Sot.

Është e thjeshtë, e buzëqeshur si gjithmonë, e matur dhe misioni i saj është puna, jo fjalët e mëdha! Fortesa iu është mirënjohëse pakufi edhe familjes së saj, babait e nënës po ashtu edhe vëllezërve që vazhdimisht e mbështesin drejt realizimit të ëndrrës, drejt medaljes evropiane e botërore, por edhe me shpresë që të siguron normën olimpike pr Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Fortesë, karrierë interesante e juaja, fillimisht e nisët si karateiste, pastaj edhe si modele. Sa ishte i vështirë?


Fortesa Orana: 
Fillimi i karrierës ka qenë mosha 7-vjeçare që jam marr me sportin e karatesë, ndërsa fillimi i modelizmit ka qenë në moshën 15-vjeçare. Angazhimi i të dyjave ka qenë mjaft i vështirë duke e ditur që njëra me tjetrën kanë pasur një dallim të madh por për mua ka qenë më rëndësi sporti, karateja është synimi im në jetë. Qëllimet e mija kanë qenë tek sporti, ndërsa modelizmin mund ta quaj vetëm në kohën e lirë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *