Foreman sfidon Steven Seagal në një duel boksi
October 5, 2017
0 comments
Share

Foreman sfidon Steven Seagal në një duel boksi

Kush mendon se sfida e 26 gushtit mes boksierit Floyd Mayweather dhe ikonës së arteve marciale mikse Conor McGregor ka qenë përballja më e çuditshme në sport, duke qenë se dy kampionët vijnë nga sporte të ndryshme, ju premtojmë se ka sfida edhe më të çuditshme që mund të zhvillohen në të ardhmen. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks George Foreman, tashmë 68 vjeç, ka deklaruar se është gati të rikthehet në ring, duke gjetur edhe rivalin, aktorin e Hollywood dhe përdoruesin e arteve marciale mikse Steven Seagal. Foreman ka thënë se është gati të përballen me aktorin e famshëm në një duel me 10 raunde, me rregullat e boksit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *