Forca edhe pse me presione prej gjyqtarëve arriti deri tek 15 medalje
May 1, 2017
0 comments
Share

Forca edhe pse me presione prej gjyqtarëve arriti deri tek 15 medalje

Gjatë fundjavës në Shkup u zhvillua kampionati i Maqedonisë në karate për fëmijë 11-13 vjet. Njëri prej klubeve që arriti suksese ishte edhe KK FORCA në Kampionatin e Maqedonisë me 15 medalje.

Me arri  u stolisën: Arta Bushi 2005 kata & kumite -50 kg, Marija Bunteska 2006 kumite -44 kg dhe Suhejla Isaki 2004 kumite -39.

Argjend morën: Suhejb Veseli 2006 kata, Jusra Ademi 2004 kumite -49 kg., Jon Dardhishta 2006 kumite -50kg e Berina Bekiri 2005 kumite -45 kg, kurse bronz fituan Amar Hallimi 2007 kata, Jusra Ademi 2004 kata, Jasin Osmani 2004 kumite +55 kg, Marija Bunteska 2006 kata, Janina Dardhishta 2006 kata dhe Ekipore meshkuj 2006 ( Suhejb & Jon & Seid ).

“Mos të ishin presionet e mëdha që patëm nga gjyqtarët ne sot do të kishim më shumë kampionë, ndër përballjet që u dëmtuam më së shumti ishte finalja e Suhejb Veselit i cili edhe pse ishte më i mirë në fund ia morën medalje. Por prap jam i kënaqur me suksesin e arritur pasi shumë garues tanë morën vizën për kampionatin ballkanik që do të zhvillohet nga 19 maji në Stamboll”, deklaroi Imeri.

Ndryshe, duhet cekur se në këtë aktivitet ka shkëlqyer Arta Bushi ku u shpall kampione edhe në Kata edhe në Kumite, kurse përballje të mira ka treguar edhe Joni Dardhishta i cili arriti argjend por ishte afër arrit.

Ne fund ne plasmanin e pergjithshem KK Forca doli e para dhe tregoi edhe njeher se perkunder presioneve ky klub eshte me i suksesshmi ne kete kategori.

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *