Florim Zendeli debuton me fitore në MMA
December 31, 2018
0 comments
Share

Florim Zendeli debuton me fitore në MMA

Gjatë fundjavës në Kërçovë u zhvillua eveniment i sporteve luftarake ku e organizuan Urim Saiti dhe Valdet Bajrami ku përveç Boksit dhe kikboksit u zhvilluan edhe disa ndeshje në MMA, ku debutim të suksesshëm ka pasur edhe Florim Zendeli, një talent i cili e ka dëshmuar vetën në sportin tradicional të Pehlivanëve kurse tani synon suksese edhe në MMA.

Ai në ndeshjen e tij të parë ka arritur që me ndërprerje në raundin e tretë të mposht maqedonasin nga Prilepi, Naumçe Trajkovski. Trajneri dhe menaxheri i tij, Valdet Bajrami për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh se është i kënaqur nga debutimi i Zendelit dhe se ka plane të mira për vitin 2019.

“Zendeli ka kohë të shkurt që punon MMA, por për aq hapsirë që kemi pas kam arrit që ta stërvitë në mënyrë profesionale dhe suksesi u pa të dielën kur edhe triumfoi një kundërshtar i cili ka mbi 4 ndeshej në MMA, dhe po aq në kikboks. Kam plane të mira me Florimit, vetëm se normal duhet shumë punë dhe kohë për ti realizuar të njëjtat. Në vitin 2019 pres të paktën edhe 4 ndeshe ti zhvillojmë në Maqedoni, në Evropë si dhe një me 3 gusht në Ulqin”, deklaroi Valdet Bajrami.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *