Florian Marku mposht serbin për më pak se 2 minuta
Florian Marku fiton ndeshjen e sotme ndaj serbit Stefan Suskavcevic.
Floriani u gjend në vështirësi vetëm për pak sekonda pasi serbi e lidhi atë duke e mbajtur afër tij dhe duke mos i lënë hapsirë shqiptarit që ta godasë.
Por kjo gjë nuk i zgjati për shumë kohë serbit pasi Floriani menjëherë ka reaguar dhe i kanë mjaftuar 2 minuta që ta nxirrte jashtë loje serbin Suskavcevic.