Flamur Mehmedi mposht kampionin e botës në ISKA
November 29, 2017
0 comments
Share

Flamur Mehmedi mposht kampionin e botës në ISKA

Kikboksieri me prejardhje nga Gostivari, por që ushtron në Gjermani nën komandën e babait të tij Blerim Mehmedi këtë fundjavë ka arrit një fitore të rëndësishme në karrierën e tij duke mposhtur kampionin e botës në ISKA, Jonus Korkmaz.

Ishte kjo një ndeshje ku Flamuri dominoi dhe me meritë në fund atij iu dha fitorja. Kështu, edhe pas këtij triumfi ai menjëher ka filluar të përgatitet edhe për dy ndeshjet e ardhshme që e presin deri në fund të vitit. Pra më 9.12.2017 në Gjermani kurse më pas me 29.12.2017 do të përmbyll vitin me duelin e tij në Ferizaj – ICF humanitar kundra maqedonasit Viktor Nesterovski.

Ndryshe në këto dy evente do të paraqitet edhe vëllai i tij Valon Mehmedi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *