Flamur Elezaj, pejani që kërkon kreun botëror në boks
February 5, 2018
0 comments
Share

Flamur Elezaj, pejani që kërkon kreun botëror në boks

Në Gjermani po bën karrierë të bujshme edhe një djalosh 25 vjeçar i cili tani më ka 6 ndeshje profesionale. Me boks filloi qysh në moshën 15 vjeçare në KB Peja dhe deri në vitin 2013 kur edhe e braktisi vendin për një jetë më të mirë, disa herë u shpall kampion i vendit por pati edhe shumë suksese vendore dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2013, debuton në boksin profesionist edhe atë kundër një kundërshtari të papërshtatshëm, Ahliman Qurbanoë nga Azerbajxhani të cilin e mposht në raundin e tretë TKO duke e lënduar rëndë në arkadë. Tre ndeshjet e para profesionale Elezaj ka qenë nën komandën e trajnerit Frank Ndue, kurse tre të tjerat i ka zhvilluar duke qenë anëtar i Ëet Boxer nga Hanoveri. Të gjitha takimet në profesionalizëm deri tani i ka fitore.

Duhet cekur një fakt se ai përveç se është aktiv në boks, ai poashtu është edhe trajneri i klubit boxit Fight Holics nga Hanoveri. Synimi i tij është që një ditë të ngjitet në majat botërore dhe për këtë po punon shumë që për ta arritur të njejtën. Agjencia për sporte luftarake “ArenaRing” zhvilloi një intervistë me Flamur Elezaj i cili zbuloi disa momente interesante nga jeta e tij si dhe të ardhmja që e pret.

 

Arena Ring: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët këtë sport?

Elezaj: Me boks kam filluar qysh në moshën 15 vjeçare duke u regjistruar në KB Peja, e zgjodha këtë sport sepse ishte i vetmi aktivitet i cili më mbushi mendjen për ta sfiduar së pari vetën e pastaj edhe kundërshtarin, mandej kush e njeh mirë këtë lëmi e di që boksi nga sportet luftarake është më i vështiri, dhe si motivim dhe shembull më së miri e kemi legjendën e gjallë Luan Krasniqi.

ArenaRing: Kur u ngjitet herën e parë në ring?

Elezaj: Meçi im i parë ishte pas 2 viteve ushtrime, kurse arsyeja se pse nuk u futa më herët në ring ishte se nuk kisha kundërshtar në Kosovë. Pas fitores me ndërprerje unë mandej menjëherë u futa edhe në reprezentacion ku normal fillimi i karrierës për mu ka qen emocional sepse edhe trajneri Ahmet Shala më tha që tek unë sheh një talent të madh por gjithnjë nëse unë punoj maksimalisht sepse brumin e kam vetëm duhet gatuar. Dhe këto fjalë mua më jepën një motiv shtesë andaj atë e falënderoi publikisht sepse ai dhe prindi im më kanë mbështet maksimalisht.

Arenaring: Sa është i zhvilluar boksi në Gjermani, atje ku edhe po boksoni

Elezaj:Ky sport është shumë i zhvilluar në Gjermani, por normal lypet edhe këtu mbështetje si morale ashtu edhe financiare. Në Kosovë kam pas përkrahje morale maksimale nga prindëri, trajneri e vëllai i cili poashtu ishte boksier në peshën time por me një përvojë më të madhe që për mua ka qen shumë mirë dhe me vlerë, por këtu në Gjermani me pak fat dhe punë hapen dyert për të gjithë bokserat e dalluar. Një mik i imi më kishte thënë njëherë se nëse boksin në Kosovë të njeh Kosova, por nëse bokson në Gjermani të njeh krejt bota, që për fat të keq është e vërtet. Që nga viti 2013 jam aktiv në boksin profesionist, por për fat të keq kam shumë pak ndeshje, gjithsej 6 dhe të gjitha i kam fituar me ndërprerje, kurse synimi im është që sivjet të bëhem edhe kampion i Gjermanisë, ndeshje kjo që do të jetë më 25 prill.

ArenaRing: Sa ke bashkëpunim me boksin në Kosovë

Elezaj: Me boksin kosovar kam bashkëpunime të mira, na lidh e kaluara, përgatitjet bashkë me reprezentacionin e Kosovës dhe  me Shqipërisë, po ashtu njihemi me gjithë dhe tregojmë respekt për njëri tjetrin, kurse këtu në Gjermani për momentin nuk kam ndonjë bashkëpunim me shqiptar.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Elezaj: Ndjenja ime më e mira ne këtë sport është kur ta arrij formën e duhur për një duel te caktuar , kam synim, vetëbesim, motivimin dhe me padurim e pres momentin e ndeshjes. Por nga ana tjetër, ndjenja ime më e keqe është kur gjatë procesit përgatitor do të vjen deri tek ndonjë lëndim dhe duhet anuluar ndeshjet.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *