Fituesin e duelit McGregor-Khabib e pres në kafaz
August 7, 2018
0 comments
Share

Fituesin e duelit McGregor-Khabib e pres në kafaz

Kanadezi Georges St-Pierre, kampion bote në peshën e mesme në artet marciale mikse, ka folur në lidhje me duelin që UFC-ja do të organizojë mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, e vlefshme për titullin e peshës së lehtë. St-Pierre nuk duelon që prej nëntorit të kaluar, kur në eventin e UFC-217 mundi Michael Bisping dhe mori titullin kampion, duke u tërhequr për të dytën herë. Por kanadezi është shprehur se mund të rikthehet sërish në kafaz për të tretën herë.

Nuk e përjashtoj si mundësi, duke qenë se eventi i UFC-231, zhvillohet në Toronto (8 dhjetor). Por rikthehem vetëm për një duel të madh, pasi karriera ime është e tillë. Natyrisht që edhe paratë janë të rëndësishme. Por më shumë më pëlqen që të dueloj me fituesin e duelit mes McGregor dhe Nurmagomedov. Do të ishte një sfidë e çmendur”, tha St-Pierre, por i trembet ndonjë kërcënimi nga ana e UFC-së, pasi ka lënë dy herë vakant titujt kampionë bote.

Nuk besoj se UFC-ja do të më japë këtë shans”, tha St-Pierre, që në lidhje me emrin e fituesit të këtij dueli mes Nurmagomoedov dhe McGregor, shtoi: “Besoj se Khabib do të fitojë, pasi nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij, ndërsa Conor e ka provuar humbjen. Defekti i Khabib është se e nis avash ndeshjen dhe ka vështirësi në raundin e parë, por më pas është i pandalshëm. Unë them 60-40 për Nurmagomedov”, u shpreh Georges St-Pierre.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *