“Fitorja e 50-të e Mayweather nuk vlen për statistikë”
September 27, 2017
0 comments
Share

“Fitorja e 50-të e Mayweather nuk vlen për statistikë”

Floyd Mayweather, që kaloi legjendën e boksit Rocky Marciano (49 fitore e asnjë humbje), është kritikuar shumë për zgjedhjen e rivalit për fitoren e tij të 50-të, pasi dueloi me një debutues në ring, Conor McGregor, që vjen nga disiplina e arteve marciale mikse. Janë të shumtë ata që kanë dalë kundër faktit se kjo ishte fitorja e 50-të për boksierin amerikan, pasi mendojnë se kjo gjë duhet të ndodhë nga një boksieri të vërtetë dhe nuk e konsiderojnë irlandezin e UFC-së si një të tillë. “Floyd u përball me një amator dhe kjo nuk duhet të konsiderohet si fitorja e tij e 50-të”, Abel Sanchez.

Abel Sanchez trajneri i kazakut Gennady Golovkin

Abel Sanchez është trajneri i kazakut Gennady Golovkin dhe shprehet se kjo sfidë nuk ka vlerë statistikore dhe nuk duhet konsideruar si fitorja e 50-të e Mayweather edhe pse ai e promovon si të tillë. “Floyd kërkon të njihet si më i miri, por në fakt kjo nuk ishte një sfidë e vërtetë boksi. Nuk e kuptoj se përse u bë kjo përballje edhe pse pranon fitimin e madh që solli kjo sfidë. Por kjo sfidë Mayweather-McGregor nuk ka të bëjë me boksin dhe nuk duhet konsideruar si sfida e 50-të e Floyd. Kjo është një fyerje edhe për Marciano. Ai u tërhoq një herë dhe nuk bëri asgjë për dy vite”, tha Sanchez.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *