Fitoi betejën ligjore, do të arkëtojë 27 milionë dollarë
Sportisti amerikan i arteve marciale mikse Yoel Romero është sot njeriu më i lumtur në botë. “Ushtari i Zotit”, siç njihet Romero, do të përfitojë shumën e 27,45 milionë dollarëve nga kompania Gold Star Performance Products. Kjo është kompania që ka prodhuar substancën e ndaluar me të cilin Romero doli pozitiv gjatë një tensit antidoping në vitin 2016.
USADA (antidopingu amerikan) asokohe e dënoi 9 muaj sportistin, dënim që më pas u ul, pasi Romero deklaroi se do ta çojë çështjen në gjykatë (ai mund të pëzullohej deri në 2 vjet nga UFC-ja në rast se nuk do të zgjidhte çëshjen në favorin e tij).
I pakënaqur, Romero hodhi në gjyq kompaninë Gold Star Performance Products vitin e kaluar dhe pas betejës ligjore sportisti është i lumtur. “Romero do të përfitojë në total 27,5 milionë dollarë nga kompania. 3 milionë dollarë për pagat e humbur; 3 milionë dollarë për dëmtim interesi; 3 milionë dollarë për dëmtim psikologjik. Kjo shumë prej 9 milionë dollarësh do të shumëzohet për 3 herë”, shkruan gazetari i njohur i ESPN, Ariel Helwani.