Fitoi apo humbi, Joshua do të duelojë ndaj këtij boksier…
December 19, 2019
0 comments
Share

Fitoi apo humbi, Joshua do të duelojë ndaj këtij boksier…

Promotori i njohur i boksit Eddie Hearn, njëkohësisht edhe menaxheri i kampionit të botës në peshën e rëndë Anthony Joshua, ka thënë se derbi britanik mes Joshua dhe Tyson Fury do të zhvillohet vitin tjetër.

Ky duel do të zhvillohet verën ose në gjysmën e dytë të 2020-ës, pasi duelit që Fury do të zhvillojë më 22 shkurt ndaj Deontay Wilder.

“Si do të përfundojë dueli i Tyson Fury me Wilder në shkurt, fitore apo humbje, ai do të duelojë me Joshuan”, tha Eddie Hearn.

Kjo deklaratë e menaxherit të njohur vjen pas komunikimit mediatik që Joshua dhe Fury kanë patur ditët e fundit, për t’u stërvitur së bashku.

“U befasova edhe vetë kur pashë ato deklarata, që Joshua donte të stërvitej me Furyn dhe ky i fundit që pranonte. Ato mund të jenë disa raunde miqësore në stërvitje, por me shumë gjasa ata do të hedhin bazat e një dueli të madh mes tyre. Për mua s’ka asnjë pikë dyshimi që Joshua dhe Fury do të duelojnë vitin tjetër”, tha Eddie Hearn.

“Tyson, fitues apo humbës ndaj Wilder, do të duelojë me Joshua. Ky është premtimi që u jap të dyve, por këtë gjë nuk ia premtoj Wilder. E përsëris, Joshua do të duelojë me Fury, pasi të dy e duan këtë gjë dhe do të jetë një duel i madh mes dy boksierësh kampionë britanikë”, tha Hearn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *