Fillon rehabilitimi i Majlindës
Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se filloi rehabilitimi i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi.
“Filloi rehabilitimi në Slloveni me mikun tonë Mit Braçiç! Matjet muskulore u kryen si paramasa për ecje tutje në rehabilitim! Federata e xhudos u përkujdes për shpenzime të operimit e punën e operimit doktor Florini e ka ba si gjithmonë pa pagesë! Komiteti Olimpik i Kosovës do përkrah Kampionen Olimpike rreth rehabilitimit në Slloveni dhe jemi falënderues, po ashtu edhe iniciativa e KOK për sigurime Shëndetësore për Sportistët Elitar do jetë një impuls i ri për përkujdesjen shëndetësore të sportistëve! Ekipi ynë në krye me Majlindën pretendon medalje në Tokyo 2020 dhe drejt Olimpiadës jemi të mobilizuar që së pari të fitojmë së paku 3 Norma Olimpike e mandej Caku medalja Olimpike!”, shkruan Kuka.