Fillon kursi bazik për administratorët e sportit për Federatën e Karatesë e Kosovës
June 23, 2017
0 comments
Share

Fillon kursi bazik për administratorët e sportit për Federatën e Karatesë e Kosovës

Ka filluar kursi bazik për administratorët e sportit për Federatën e Karatesë e Kosovës, në të cilin po marrin pjesë dhjetëra zyrtarë të federatës, administratorë, gjyqtarë, trajnerë dhe karateistë e karateiste.

Ky është kursi i tetë, i cili organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kursi po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët njëherit janë sponsor të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ligjërues të përhershëm janë: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse, SO-KON, z. Ibër Alaj, Memos 19, SO-KON, dhe znj. Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar nga SO i KON-it, derisa i pranishëm është edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj.

Krahas tyre, do të ligjërojë edhe slloveni, z.Damjan Pintar, ekspert i jashtëm i marketingut, i dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili po qëndron në Kosovë, në hartimin e planit të marketingut të KOK-ut.

Deri në fund të vitit, KOK do të organizojë edhe gjashtë kurse tjera me federate të ndryshme.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *