Ferit Keta: “Unë do të rrezikoj për qëllimin tim sportiv”
March 6, 2019
0 comments
Share

Ferit Keta: “Unë do të rrezikoj për qëllimin tim sportiv”

Vetëm disa ditë na ndajnë nga përballja që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Madrid, ku Ferit Keta do të sfidojë në ring boksierin argjentinas, Ezequiel Zarate.

Përvecc se eksperiencës së tij më të madhe, me 45 ndeshje profesionale në total në krahasim me 11 të Ketës, një avantazh tjetër për argjentinasin është koha që ka pasur boksieri Shqiptar në dispozicion për t’u përgatitur. Pasi Feriti vetëm dy ditë më parë ka pranuar sfidën, pas tërheqjes për arsye shëndetësore të Gjetan Ketës.

Në një intervistë të dhënë në Mynih të Gjermanisë, Feriti është pyetur pikërisht për kohën e shkurtër që ka pasur në dispozicion për t’u përgatitur për këtë sfidë dhe ka thënë:

“Ky sport është profesioni im dhe unë do të rrezikoj për qëllimin tim sportiv. Familjen, fansat dhe të qenurin shqiptar, për mua është përgjegjësi e madhe. Të shtunën do bëj maksimumin që t’ju bëj krenar të gjithëve.”

Boksieri shqiptar si gjithmonë është fjalë pak përpara sfidave, për më tepër para kësaj sfide që mbartë shumë vështirësi, por shifrat flasin në favor të tij për sa i përket raportit fitore/humbje, pasi Keta nuk ka asnjë humbje në 11 ndeshjet e tij profesioniste. Ndërsa argjentinasi nga 45 ndeshje në total 21 i ka humbje, ç’ka do të thotë pothuajse 50% të tyre.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *