Ferguson thumbon McGregor: Kampion vetëm në letra
October 17, 2017
0 comments
Share

Ferguson thumbon McGregor: Kampion vetëm në letra

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar së fundi se Conor McGregor, kampioni i botës në peshën e lehtë, duhet ta mbrojë titullin në një përballje ndaj Tony Ferguson, kampioni i përkohshëm i këtij divizioni. Një sfidë, që me shumë gjasa do të zhvillohet vitin tjetër. Por kjo sfidë ende nuk është zyrtarizuar, me dy sportistët e arteve marciale mikse që ditët e fundit thumbojnë njëri-tjetrin me batuta e akuza. Në fakt, McGregor asnjëherë në karrierë nuk e ka mbrojtur titullin kampion edhe pse është sportisti i parë që mbajti dy tituj njëkohësisht në UFC.

Tony Ferguson, kampioni i përkohshëm i peshes se lehte

Ai që ka folur sot për mediat është sërish kampioni amerikan Tony Ferguson, që tha: “Nuk ka pse të fshihet, por ta nxjerrë by… nga aty ku është fshehur dhe të duelojmë për të unifikuar titujt. Nëse dëshiron të bësh një tjetër duel me Nate Diaz për të fituar shumë parà, atëherë dorëzo titullin dhe ik”, tha Ferguson, që më tej provokon kampionin irlandez të arteve marciale mikse. “Unë e di që ai do të duelojë me mua, pasi nuk i pëlqen ta quajnë një kampion në letër. Ai është i aftë vetëm në fjalë. Unë kam kohë që e rpes, kam ruajtur më të mirën për të”, tha Ferguson.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *