Ferguson merr drite jeshile nga UFC për rikthimin në kafaz
Tony Ferguson është deklaruar si i shëndetshëm pas dëmtimit të rëndë në gju në fillim të vitit.
Ferguson, ish-kampioni i përkohshëm i peshës së lehtë në UFC, iu nënshtrua operacionit në prill për të riparuar këputjen e ligamentit ACL. Dëmtimi ndodhi gjatë përgatitjes për ndeshjen me Khabib Nurmagomedov.
Por tani UFC i ka dhënë dritë jeshile për rikthimin në kafaz, këtë e ka konfirmuar vetë luftëtari amerikan.
“Riaftësimi ka përfunduar, faleminderit të gjithë që besuat tek unë, vazhdoni kështu. Ka ardhur koha për pak kaos dhe për të marrë atë që më përket.”
Hera e fundit që Ferguson konkurroi në UFC ishte tetori i vitit të kaluar. Ai mposhti Kevin Lee me submission në raundin e tretë.