Ferguson: Khabib do ta hedh “KO”, si plehrat në kosh
March 28, 2018
0 comments
Share

Ferguson: Khabib do ta hedh “KO”, si plehrat në kosh

Tony Ferguson po përgatitet për duelin e UFC-223 ndaj rusit Khabib Nurmagomedov, sfidë që do të jetë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse. Ky titull mbahet ende nga Conor McGregor, që do ta humbasë atë në momentin që do të nisë eventi. Duke folur për sfidën e radhës, Ferguson ka thumbuar rivalin rus, duke thënë: “Forma fizike e Khabib ta shpif, një sportist që nuk ka disiplinë. Një njeri që ka nevojë për dikë që t’i thotë se çfarë duhet të bëjë”.

Tony Ferguson

Amerikani po mbyll përgatitjet në prag të duelit, që pritet të jetë mjaft interesant, duke konfirmuar se do të jetë ai kampioni i ardhshëm i botës. “Do ta mposht pa probleme Khabib, do ta hedh si plehrë në kosh. Një sportist që nuk di t’i përdorë këmbët kur duelon, nuk ka ritëm në kafaz. Për mua kjo sfidë do të jetë një argëtim”, u shpreh Tony Ferguson, që në artet marciale mikse ka një rekord prej 22 fitoresh e 3 humbjesh. Ndërsa rivali i tij Khabib Nurmagomedov ka një bilanc prej 25 fitoresh dhe asnjë humbje në kafaz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *