October 12, 2017
0 comments
Share

Ferguson kërcënon McGregor: Prano këshillën e UFC-së, do t’ia heq buzëqeshjen

Unë besoj se sfida me Conor do të bëhet”, u shpreh sot në një intervistë televizive Tony Ferguson, kampioni i përkohshëm i peshës së lehtë në artet marciale mikse. “Nëse Dana White ka thënë se synon të zhvillojë këtë sfidë, atëherë ne duhet ta pranojmë këtë këshillë. Edhe Conor. Kjo është edhe më e drejtë. Asnjë nuk dëshiron të dëgjojë gënjeshtra”, deklaroi më tej Ferguson, që mëngjesin e të dielës fitoi me “submission” ndaj Kevin Lee.

Ferguson sfidon McGregor: Mbro titullin, ose dorezoje

Presidenti i UFC-së, Dana White, deklaroi se sfida e radhës e McGregor do të jetë në kafaz, për të mbrojtur titullin kampion dhe se përballja ndaj Ferguson është duel që ka më shumë sens në këto momente për irlandezin. “Conor duhet të mbrojë titullin kampion”, tha Dana White, që hodhi poshtë idenë e triologjisë mes irlandezit dhe Nate Diaz.

Më tej, Ferguson tha: “McGregor duhet ta mbrojë herët e vonë atë tillë për herë të parë në karrierë dhe këtë gjë duhet ta bëjë ndaj meje. Unë do t’ia heq atë buzëqeshje nga fytyra. Ai nuk e ka mbrojtur asnjëherë atë titull, ndaj të gjithë e dinë se një kampion duhet të mbetet i tillë nëse e mbron atë, por ai nuk e ka bërë asnjëherë këtë, sepse ka frikë”, u shpreh sportisti amerikan i arteve marciale mikse. “Ne jemi të gjithë profesionistë dhe duhet të respektojmë rregullat”, tha Ferguson, që synon të duelojë ndaj irlandezit më 30 dhjetor, në UFC-219, ose në muajt e parë të 2018-ës. Ende nuk ka asnjë reagim nga McGregor, që më 26 gusht debutoi me humbje në boks, kur u mund nga Floyd Mayweather.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *