Ferguson kalon krizën, i lutet Khabib të realizojnë sfidën e mallkuar
April 10, 2019
0 comments
Share

Ferguson kalon krizën, i lutet Khabib të realizojnë sfidën e mallkuar

Tony Ferguson, ish-kampioni i përkohshëm i botës në peshën e lehtë, shpreson të rikthehet në kafaz në gjysmën e dytë të këtij viti. Ai i ka dërguar një mesazh kampionit aktual të peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov për të realizuar një sfidë mes tyre. Dy ikonat e arteve marciale mikse e kanë planifikuar 4 herë këtë përballje, por 4 herë ajo ka dështuar.

E kalova problemin mendor që kisha dhe javën e kaluar mora “OK” nga mjekët. Mezi pres të rikthehem në kafaz. Kisha një status, atë të kampionit të përkohshëm, para se ky status të më hiqej nga UFC-ja për shkak të dëmtimit. Unë jam gati të realizojmë këtë duel me Khabib, pasi edhe fansat e dëshirojnë këtë përballje të mallkuar”, tha Ferguson.

Edhe Khabib pat deklaruar se është gati të duelojë ndaj Ferguson, kur ky i fundit të kalojë problemet personale e familjare që ka patur së fundi. Rusi, që mban titullin e peshës së lehtë në UFC, është i pezulluar deri në qershor dhe pritet të rikthehet në kafaz në shtator. Ndoshta Dana White do t’ua realizojë ëndrrën dy sportistëve dhe të realizojë këtë sfidë të pamundur.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *