Ferguson akuzon UFC-në: 12 fitore radhazi, meritoj duelin për titull ndaj Khabib
Tony Ferguson, pas triumfit në eventin UFC-238 ndaj Donald Cerrone, ka ngritur zërin dhe i ka kërkuar Dana White mundësinë që ai të duelojë për titullin kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse. Madje amerikani, që nuk humbet prej vitit 2012, është shprehur i gatshëm të zëvendësojë Dustin Poirier, në rast se për ndonjë arsye ai tërhiqet nga eventi UFC-242 (7 shtator, në Katar), që zhvillohet në shtator. Në atë event, Poirier do të duelojë ndaj kampionit të botës së këtij Divizioni, Khabib Nurmagomedov.
“Nëse për ndonjë arsye ai nuk duelon në Abu Dhabi, unë jam gati ta zëvendësoj dhe të dueloj ndaj Khabib. “Tiramisu” meriton të merret me shkelma by**ësh. Kam arritur 12 fitore radhazi. Çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar një duel për titullin kampion? Unë jam kampioni i vërtetë i Divizionit. Unë jam gati edhe për një duel ndaj Conor McGregor, apo për një revansh me Cerrone deri sa të garantohet dueli për titull. Mendoj se momenti im ka ardhur”, u shpreh Tony Ferguson, 25 fitore e 3 humbje në kafaz.