Fejzullahu Giannis, kampion Evrope edhe në WKU
March 20, 2018
0 comments
Share

Fejzullahu Giannis, kampion Evrope edhe në WKU

Fejzullahu Giannis gjatë fundjavës ka arrit edhe një sukses të madh në karrierën e tij, duke fituar kështu edhe titullin kampion Evrope në WKU. Ai deri tek ky titull erdhi pasi në fundjavë mposhti serbin Branislav Grckerec në një përballje që i kënaqi të gjithë të pranishmit në palestër që në fund edhe iu gëzuan këtij triumfi duke festuar deri në orët e vona të mbrëmjes.

Me suksesin e arritur shumë i kënaqur ka qene dhe Gianis edhe pse dëshironte që ndeshja të përfundoi para kohe.

“Të them drejtën para se të futem në ring informatat që kisha unë është se e njëjta do të zhvillohet në 5 raunde, por befasisht kur isha në ring e kuptova se e njëjta duhet të jetë 3 raunde dhe kjo pak ma humbi taktikën që isha përgatit para ndeshjes. Por sido që të jetë ishte një ndeshje mesatare ku normal unë doja me çdo kusht të fitoj dhe ja arrita qëllimit. Kisha përkrahje të madhe të publikut dhe kjo më gëzoi edhe më shumë pasi kemi festuar së bashku këtë triumf dhe kjo më bëri krenar me atë që fitova”, tha Fejzullahu, ekskluzivisht për agjencinë e sporteve luftarake “ArenaRing”.

Ndryshe, ai zbuloi se ndeshjen e radhës do e ketë më 29 prill në Greqi ku do ndeshet me një event të madh, kurse ai do paraqitet në një turnir ku 4 kikboksier do ndeshen për çmimin e madh prej 6000 eurove. Agjencia jonë do vazhdoj të përcjell edhe këtë spektakël ku edhe do ju ofrojmë madje edhe lidhje direkte. Ndryshe, duhet cekur se Fejzullahu Giannis  ka një karrierë shumë të ndritshme ku nga 58 ndeshje, ka vetëm 4 humbje, por edhe posedon edhe dy tituj tjerë në WKN.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *