Fejzullahu Giannis: Do ta shkatërroj serbin në mes të Athinës
February 5, 2018
0 comments
Share

Fejzullahu Giannis: Do ta shkatërroj serbin në mes të Athinës

Më 17 mars në Athinë do të zhvillohet një eveniment i madh i sporteve luftarake “Open Championship” ku priten të ketë mbi 10 ndeshje, kurse ballafaqimi kryesor do jetë ai për titull Evrope, ku shqiptari që jeton dhe vepron në Greqi, Fejzullahu Giannis do të luftoj për titull Evrope në WKU, kundër serbit Branislav Grckerec. Giannis për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se përgatitjet po i zhvillon në Athinë dhe se ndihet shumë mirë.

“Përgatitjet jam duke i zhvilluar në klubin tim dhe të njejtat po shkojnë shumë mirë. Po ndihem mirë, jam i motivuar dhe përveç fitores asgjë tjetër nuk më intereson”, tha Fejzullahu, duke shtuar se nuk e njeh fare kundërshtarin e tij. “As që dua ta njoh kundërshtarin tim se kush është dhe çfar suksesesh ka, unë atë do ta mposhti pa problem”, u shpreh optimist ky djalosh trim, i cili ka një karrierë shumë të ndritshme ku ka 58 ndeshje, ka vetëm 4 humbje, ndërkohë që posedon edhe dy rrypa WKN.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *